E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret Bosch, vlerëson rolin e OSBE-së

Gjatë takimit, zonja Topalli vlerësoi punën dhe mbështetjen e OSBE-së në shumë reforma thelbësore të Shqipërisë.

Ajo falënderoi ambasadorin Bosch edhe për kontributin e tij personal dhe rolin e tij në bashkëpunimin e frytshëm mes OSBE-së dhe institucioneve shqiptare, ndërsa i bëri urimet më të sinqerta për karrierën dhe familjen.

Ambasadori Bosch çmoi bashkëpunimin me qeverinë dhe parlamentin si shumë të hapur, konkret e me rezultate të qarta, ndërsa theksoi se do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. Kjo edhe për faktin se misioni i tij i ardhshëm do të vijojë në Kosovë, kësaj radhe si ambasador i Holandës.

Ndaj edhe biseda më tej, u fokusua te Kosova dhe njohja e pavarësisë së saj. Kryetarja e Kuvendit tha se tashmë pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e rikonfirmoi këtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›