E Diel, 1 Nëntor 2026

Metalla: Korrupsioni i Ramës ndalon të huajt të investojnë në Tiranë

Tiranë, 1 shtator, NOA Partia Demokratike ka sulmuar sot sërish kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për lejet e ndërtimit në Tiranë. Deputeti i PD-së, Osman Metalla u shpreh se metodat korruptive të kreut të PS-së dhe marrja e 20 për qindëshit për çdo leje ka ndaluar të huajit të investojnë në Tiranë.

Skema e gjobitjes të ndërtuesve me 20%, e faktuar me dokumente autentik, është arsyeja pse prej 12 vitesh, të huajt nuk lejohen të ndërtojnë në Tiranë, u shpreh dje Metalla.

Ai ka theksuar se prej 4 javësh kreu u Bashkisë së Tiranës është akuzuar për korrupsion me dokumente reale dhe duhet të reagojë për këtë çështje. Kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri e Ballkan, Kryetari i Bllokmenëve Junior, i vetëdeklaruar si fakir-fukara, nuk po del nga strofulla e Leprit. Publikimi i kontratës ku njëri nga zhvilluesit e qytezës Edvin and Tan Lepri detyrohet të fusë me 20% aksioner Dritan Avllajn, të njohur si Tan Lepri, ka tronditur thellësisht Edvin Leprin, u shpreh Metalla.

Ai ka theksuar se nuk janë vetëm mediat vendase që e akuzojnë Ramën, por edhe media të tjera. Prej shume vitesh, media ndërkombëtare, quan Edvin Ramën Mr. 20%-shi. Kontrata ku vetëm njëri prej 20%- ve me vlerë fitimi 100 milion euro, detyrohet të vihet në emër të partnerit të Kryetarit të Bllokmenëve Junior, është arsyeja e saj, tha Metalla.

Ai ka deklaruar se kreu i PS-së duhet të përgjigjet dhe të mos fshihesh pas grave.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›