Braçe: Vokshi i dha marrëveshjet partnerit të saj
“Zonja Albana Vokshi, sot në statusin e deputetes, ka qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës së kompanisë Albpetrol, autoritet që ka pasur vendimmarrjen e plotë për dhënien e këtyre 4 kontratave apo 4 marrëveshjeve hidrokarbure tek kompania Stream Oil.
Zonja në fjalë ka qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës, i cili ka marrë vendimin për të kaluar 4 nga 6 vendburimet kryesore të naftës dhe të gazit në vend tek kompania Stream Oil. Kjo është deklarata e pasurisë e zonjës Vokshi për vitin 2006, pikën 2, të faqes 3 të së cilës, të ardhura si anëtare e Këshillit mbikëqyrës së kompanisë Albpetrol sha, 296.748 lekë bruto”, tha Braçe.
Sipas tij, kompania Stream Oil, sipas të gjitha dokumenteve zyrtare të depozituara në agjencitë shtetërore dhe në gjykatat e këtij vendi, rezulton një kompani 100% në pronësi të shtetasit Arjan Tartari. “Pra në përmbledhje do të doja t’ju thoja se, pikërisht në momentin kur qeveria ka miratuar kontratat mes shoqërisë Albpetrol dhe Stream Oil & gaz, zonja Albana Vokshi ka qenë në detyrën e anëtares së Këshillit mbikëqyrës së kompanisë shtetërore Albpetrol, gjë që e vë drejtpërdrejtë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, kur me vendim pikërisht të Këshillit mbikëqyrës të kompanisë Albpetrol kanë kaluar 4 nga 6 vendburimet e naftës tek kompania Stream Oil e bashkëjetuesit, bashkëshortit, partnerit, apo babait të fëmijëve të saj”, vijoi ai.