E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Miqësia e birit të Dades, me autobombën e parë në Ballkan

Më shumë mbi argumentin:

Djali
i Dades: Unë, viktimë e terrorit verbal politik

Orik
Shyti: Berisha thërret në ndihmë Hakmarrjen

Tiranë, 30 Janar NOA Partia Demokratike iu kundërvu
edhe një herë sot përfaqësueses së opozitës duke e akuzuar se familjarë të saj
janë të përfshirë në lidhje me njerëz të inkriminuar.

Zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli foli për akuzat
e mëparshme të Partisë Demokratike se djali i Arta Dades, Alban Dabulla është anëtar
i organizatës terroriste Hakmarrja për Drejtësi.

Mëhilli citoi dhe deklaratën e Orik Shytit dhënë
për lexuesit e agjencisë NOA, që sipas PD, shprehet se është krenar për
miqësinë e tij me Alban Dabullën, i cili nga ana e tij po në një njoftim për
mediat deklaron se është krenar për miqësitë e shëndosha tek të cilat e ka
orientuar nëna e tij e për të cilat i është mirënjohës pikërisht nënës së tij.Për PD, kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse
për vendosjen e autobombës së parë në Ballkan dhe për vdekjen e 6 qytetarëve të
pafajshëm dhe plagosjen e 20 të tjerëve.

Mbi këtë miqësi të shëndoshë rëndojnë 10
vrasje të tjera për të cilat është dënuar nga drejtësia shqiptare me vendime të
formës së prerë në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë që Arta Dade dhe djemtë e saj
ndajnë trofetë e krimeve të shëmtuara të kësaj organizate, - theksoi Mëhilli.

Sipas saj, janë pikërisht lidhjet me krimin
dhe morali i krimit që e detyrojnë ndrikullën Dade që në emër të Edvin Kristaq
Ramës, i lidhur edhe ky këmbë e krye me këtë organizatë siç faktojnë dosjet e
hetimit të prokurorisë italiane, ti kërkojë Strasburgut përjashtimin e
Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, duke përfaqësuar kështu jo vullnetin e
socialistëve shqiptarë por atë të fallangave terroriste.

Në përfundim të deklaratës për shtyp, Mëhilli
tha se PD i kërkon publikisht përpara shqiptarëve Arta Dades të shpjegojë për
dëshmitë e fundit që faktojnë lidhjet e saj familjare me organizatën terroriste
Hakmarrja për Drejtësi.

e.r/NOA - Më shumë nga argumentet politike të
ditës:

PS:
Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për tu tallur ndryshe nisim protestat

Rezoluta
e KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë

Beqja:
Vendi, në krizë politike dhe ekonomike

PD:
Miqësia e birit të Dades, me autobombën e parë në Ballkan

Enti
Rregullator, në gjyq për tarifat e energjisë

PS,
Dade: Berisha lëri fjalët, mos pengo tryezën politike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›