E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Dade: Berisha lëri fjalët, mos pengo tryezën politike

Tiranë, 30 Janar NOA/Eglantina Nasi Partia Socialiste
i bëri thirrje sot mazhorancës dhe direkt kryeministrit që të mos merret me lojëra
fjalësh dhe mos pengojë tryezën politike për zgjidhjen e çështjes së bojkotit
parlamentar.

Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë
në PS, siguroi për seriozitetin dhe angazhimin e Partisë Socialiste për daljen
nga kriza gjithë dimensionale ku është zhytur vendi, krizë e cila evidentohet
mëse një herë në rezolutën e kaluar së fundmi nga Asambleja Parlamentare e
Këshillit të Europës.

Sipas Dades, kjo krizë ka mbërthyer jo vetëm
vëmendjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, por i ka detyruar ata që me
seriozitetin përkatës të angazhohen duke ofruar formulën për daljen nga kriza.

Unë i bëj thirrje Sali Berishës t'iu
përgjigjet atyre me të njëjtin seriozitet dhe të mos pengojë dialogun me
sponsorizime opozitarësh që flasin gjuhën e tij dhe as me lojëra fjalësh, por
të shprehet publikisht për tryezën e presidentit, për të cilën ne jemi gati, -
deklaroi Dade.

e.n/e.rNOA - Më shumë nga argumentet politike të
ditës:

PS:
Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për tu tallur ndryshe nisim protestat

Rezoluta
e KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë

Beqja:
Vendi, në krizë politike dhe ekonomike

PD:
Miqësia e birit të Dades, me autobombën e parë në Ballkan

Enti
Rregullator, në gjyq për tarifat e energjisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›