Spahiu: Berisha të sqarojë takimin me Antonis Samaras
Kreu i Aleancës Kuq e Zi i kërkon kryeministrit interpelancë në Kuvend për të sqaruar takimin e tij me kreun e Partisë greke Demokracia e Re, Antonis Samaras.
Në një deklaratë për mediat, Spahiu kërkon zbardhjen përmes një interpelance të takimit të datës 12 dhjetor 2011 dhe pazarin që ka bërë me Samaras e çfarë premtimesh i janë bërë në këmbim të kufirit detar.
Sot Aleanca KuqeZi ka një apel për Kuvendin e Shqipërisë, apel që Kuvendi dhe deputetët e tij të thërrasin në interpelancë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Është momenti që Kuvendi i Shqipërisë të zbardhë përpara opinionit publik, përpara shqiptarëve detajet e takimit të kreut të ekzekutivit shqiptar me kreun e Neodemokracias së Greqisë Antoni Samaras”, thuhet në deklaratë.
vijon