Itali, vritet një 24-vjeçar shqiptar
Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Castel Bolognese në Ravena, ndërsa policia italiane e ka identifikuar viktimën si Kleant Sukja.
Mediat italiane, të cilat u referohen dëshmitarëve në vendngjarje, thonë se kanë qenë dy persona të paidentifikuar, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri tre herë 24-vjeçarin shqiptar dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet.
Policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të krimit. / G. N.