Vajza e Beçajt hedh në gjyq Haxhinaston pas shkarkimit
Vajza e kryegjyqtares Shpresa Becaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës Ministrinë e Punëve të Jashtmë, për shkak se kjo e fundit ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të saj. Selvi Becaj, që një muaj më parë ushtronte detyrën e diplomates shqiptare pranë organizatës së OSBE-së Vjenë, është shkarkuar nga ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, shkruan sot gazeta “Shqiptarja.com”.
Nëpërmjet urdhrit me nr.21 të datës 24 janar 2012 Haxhinasto ka firmosur largimin nga detyra të Selvi Becaj, duke mos dhënë asnjë motivacion për largimin nga detyra. Nisur nga këto rrethana, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, dje i është drejtuar sekretarisë së gjykatës së Tiranës, ku ka depozituar padinë kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme./shqiptarja.com