E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Ndryshimet ne Kod, do pyeten partite e vogla

Mbi kerkesen e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli per nisjen nga puna me reformen zgjedhore, deputeti demokrat Fatos Beja, hedh idene qe komisioni te mos jete bipartizan, por ne perberje te tij te jene edhe forca te tjera politike, vec PD-se dhe PS-se. Sipas Bejes, do te ishte mire qe komisioni te kishte pjesemarrje te gjere politike, ne menyre qe te kete bllokime nese dy forcat e medha PD-PS nuk bien dakord. "Ceshtja e perberjes se komisionit qe do te hartoje Kodin e ri Zgjedhor, duhet te diskutohet sepse kemi pare tashme qe jo pak gjera qe ai eshte bllokuar", tha Beja. Sipas tij do te ishte mire qe me partite e vogla politike, qofshin keto brenda apo jashte parlamentit, te nisin diskutimet per hartimin dhe realizimin e reformes zgjedhore. "Ne qofte se duam seriozisht te merremi me kete pune dhe nuk kemi ne mendje gjera te tjera, arritjen te pushteti me rruget e presionit, te gjitha jane te hapura. Si te deshirohet, eshte e mundur, ky komision, komision tjeter, me te ftuar te tjeter, te gjitha rruget jane te mundshme", vijoi Beja. Sipas tij, ndryshime ne Kodin Zgjedhor ne menyre te vecante, duhet te behen ne perberjen e komisioneve zgjedhore qe lidhen me procesin e administrimit te zgjedhjeve apo numerimit te votave. Deputeti demokrat, tha se duhet qe te gjendet nje zgjidhje, ne menyre qe komisioneret politike, te mos largohen me gjate procesit te numerimit te votave, kur e shohin qe forca e tyre politike qe perfaqesojne po humbet. Pak dite me pare, ishte kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila kerkoi nga kreret e grupeve politike, te nisin nga puna me diskutimet per ndryshimin dhe permiresimin e kodit zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›