PS: Berisha e Meta, kane marre peng demokracine
Selia roze reagoi dje menjehere ndaj akuzave te Ilir Metes nga Berati, se eshte kjo force politike e cila po demton imazhin e vendit, me sjelljet e saj te pajustifikuara. Ne emer te Partise Socialiste, deputeti Sajmir Tahiri tha se nuk eshte opozita qe po pengon procesin e integrimit te vendit, por keqqeverisja nga Parlamenti i Ruzhdies dhe pushteti i korrupsionit. "Opozita eshte vertete i vetmi problem per Sali Berishen dhe Ilir Meten, qe kane marre peng demokracine, kane nenshtruar drejtesine dhe po rrenojne ekonomine e cdo familjeje shqiptare vetem per interesat e familjeve ne pushtet", replikoi ne distance deputeti socialist Tahiri. Sipas tij, opozita nuk do te terhiqet ne asnje moment nga lufta e saj per transparence per voten dhe fjalen e lire. "Opozita do te vazhdoje te luftoje, per t'i dhene shqiptareve te drejten e votimit e per te ndalur nje here e mire rrenimin ekonomik, ne te cilin na ka futur ky pushtet", vijoi Tahiri. Deputeti socialist rikonfirmoi edhe njehere qendrimin e palekundur te opozites, per t'i vijuar protestat per transparence dhe per te qene pjese e seancave plenare, vetem per te kerkuar hapjen e kutive te votimit dhe transparencen e zgjedhjeve. Tahiri eshte nje prej deputetet socialiste, i cili dy jave me pare iu terhoq verejtja nga mbledhja e Byrose Parlamentare per shkelje te etikes parlamentare. Nderkohe qe deputeti Taulant Balla u perjashtua nga pjesemarrja ne seance per dy jave rresht, per shkeljen e rregullores se Kuvendit dhe fjalorit te perdorur ne seance plenare.