E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Në vend s'ka krizë, rritja ekonomike 6%

Përpjekje për të ndjellë krizë aty ku nuk ka. Kështu e ka konsideruar Partia Demokratike deklaratën e deputetit socialist, Erion Braçe, sipas të cilit vendi është zhytur në krizë për shkak të mungesës së parave. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, duke akuzuar PS-në se po përpiqet të përhapë panik tek qytetarët, ka deklaruar se vendi jo vetëm që nuk është në krizë, por ai, ndryshe nga shumë vende të rajonit, vazhdon të përjetojë rritje konstante ekonomike. "PD-ja i deklaron z. Rama se paralajmërimet e tua të përditshme për krizë ekonomike në Shqipëri, koha i provoi tërësisht si mashtrime.

Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë me rritje ekonomike rreth 6% dhe në rast se në shumicën e vendeve të Europës, të ardhurat buxhetore të krahasuara me një vit më parë kanë pësuar ulje të ndjeshme, gjë që i ka detyruar ato t'i ulin rrogat dhe pensionet nga 8 deri në 16%, në Shqipëri të ardhurat buxhetore krahasuar me vitin e kaluar kanë një rritje prej 7% dhe rrogat dhe pensionet jo vetëm që nuk u ulën, por u rritën nga 5 deri në 20%. Të përpiqesh të ndjellësh çdo ditë krizë, kur ajo nuk ekziston, dëshmon se sukseset e vendit tënd i përjeton si katastrofë personale, z. Rama", - tha zëdhënsja e PD-së, Erla Mëhilli.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›