E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Ngerci politik, PS mban pezull zgjidhjen Rozeta Rapushi

Partia Demokratike eshte e gatshme qe te mbledhe ne cdo kohe Parlamentin edhe ne periudhe pushimi, per te realizuar transparencen e zgjedhjeve, por ne baze te Kushtetutes se vendit. Deputeti demokrat, Viktor Gumi, tha dje se deri me sot, nuk ka ndryshuar aspak qendrimi nga ana e Partise Socialiste per menyren e realizimit te transparences zgjedhore, me hapjen e kutive te votimit, cka mban ende pezull zgjidhjen e ngercit politik. Duke rrezuar keshtu poshte, deklaratat e bera nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, Gumi tha se mazhoranca eshte e hapur dhe i ka bere propozimet e saj per transparencen e zgjedhjeve, por eshte kampi kundershtar qe ende vijon te kerkoje veprime qe bien ndesh me kushtetuten dhe rezoluten e PE-se. “Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ka bere propozimet e tij, ne te cilat rikonfirmon ne pergjithesi pozicionet e saj te meparshme. Grupi parlamentar i Partise Demokratike konsideron se, ne respekt te Kushtetutes, Kodit Zgjedhor dhe vendimeve te gjykates, rezoluta mund dhe duhet te zbatohet ne fryme e ne germe”, beri te qarte Gumi, duke theksuar keshtu edhe nje here, se mazhoranca nuk terhiqet nga qendrimi, se transparenca e zgjedhjeve mund te behet vetem ne baze te Kushtetutes dhe rezolutes se Parlamentit Evropian, pra pa nderhyre ne fletet e votimit por vetem ne kutite e materialeve zgjedhore. Nje qendrim ky ne fakt, i bere i qarte prej kohesh dhe i cilesuar si ngerci i vetem te cilin forcat e medha politike nuk po e zgjidhin dot. “Rezoluta e PE-se eshte e qarte si kristali ne kerkesat e saj. Cdo interpretim partiak, eshte i padobishem. Ne zbatim te kerkesave te Rezolutes, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike eshte i gatshem qe ne cdo kohe te therrase Kuvendin”, theksoi Gumi. Ne mbyllje te sesionit parlamentar, ne 26 korrik, palet ndonese vijuan negociatat, pika e pakapercyeshme ishte dhe mbetet ceshtja e hapjes se kutive te votimit, dhe administrimit te fleteve. Ne rezoluten e PE-se, te miratuar rreth nje muaj me pare, nuk flitet per hapje te kutive te votimit por vetem te materialeve zgjedhore. Nje pike kjo qe eshte pranuar nga mazhoranca. Nderkohe qe opozita, pretendon se ky percaktim perfshin hapjen edhe te kutive dhe fleteve te votimit, te cilat mundesojne transparencen e plote te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009. Perpos ketyre debateve, si emergjente vleresohet realizimi i reformes zgjedhore, per zgjedhjet e pushtetit lokal te cilat do te zhvillohen ne pranveren e vitit te ardhshem. Refome e cila mund te realizohet, vetem ne rast se palet zgjidhin ngercin dhe bien dakord te nisin nga puna me permiresimin e kuadrit ligjor zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›