E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu: Ligji per Presidentin, i nevojshem

Ish Presidenti Alfred Moisiu, mbeshtet dhe vlereson diskutimin dhe miratimin e mundshem te nje ligji per veprimtarine e Presidentit. Mbi propozimet e fundit te hedhura nga mazhoranca per nje nisme te tille, Moisiu e sheh si pozitiv faktin qe ky institucion te rregullohet me nje ligj te posacem. “Per gjykimin tim, nje nisme e tille nuk prish pune. Eshte e nevojshme qe te percaktohen disa gjera qe pavaresisht se ne Kushtetute jane te njohura dhe te mire shkruara te drejtat legjitime te Presidentit, por ka dhe gjera qe nuk jane saktesisht te caktuara, te drejtat dhe detyrat e Presidentit. Si per shembull kur eshte ne funksion, edhe kur largohet nga detyra”, tha Moisiu. Sipas tij, me kete nisme madje, duhet te percaktohet edhe statusi i Presidentit te Republikes dhe te rregullohen ato ceshtje qe kane vakuum ligjor. Nga ana tjeter, ish kreu i shtetit, duke komentuar edhe debatet e fundit te nisura ndaj Presidentit Bamir Topi me argumentin se po shkel Kushtetuten, duke mos emeruar kryetarin e Gjykates Kushtetuese, tha se ne kete rast nuk kemi te bejme aspak me nje shkelje te Kushtetutes nga Presidenti. “Nuk shoh asnje shkelje kushtetuese ne kete rast. Kjo eshte per te ardhur keq, sepse duket qarte qe eshte nje synim politik i mazhorances, per te goditur presidentin dhe per ta nenshtruar Presidentin e Republikes”, u shpreh dje Moisiu. Ai kujtoi vitin 2007, kur Vladimir Kristo mori kryesine e Gjykates Kushtetuese, me disa dite vonese nga skadimi i mandatit te paraardhesit te tij. “Ne vitin 2007, kur kishte skaduar disa dite mandati i kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe u be gati nje revolte, me quajten dhe qe po beja grusht konstitucional. Ndersa me sa di une, kryetarit aktual i ka skaduar ne fillim te qershorit mandati dhe ky problem u nxeh ne fund te korrikut, pra dy muaj me vonese”, komentoi Moisiu, duke dale keshtu ne mbrojtje te kreut aktual te shtetit, Bamir Topi. Sipas tij, sulmet ndaj Presidentit nuk jane te bazuara ne ate qe argumentohet si shkelje e kushtetutes, pasi per ish presidentin, Bamir Topi nuk e ka shkelur kushtetuten. Debatet kane nisur nga mos dekretimi ende i kryetarit te Gjykates Kushtetuese, pas perfundimit te mandatit te Vladimir Kristos.

Mbrojtja
Ish presidenti Alfred Moisiu, doli dje ne mbrojtje te Presidentit Bamir Topi, duke u shprehur se ai nuk e ka shkelur kushtetuten. Nga ana tjeter, Moisiu vleresoi nismen e mazhorances per hartimin e nje ligji per kete institucion.

Negociatat
Pikat per te cilat rane dakord PD-PS
Dy palet rane dakord per domosdoshmerine e ngritjes se komisionit hetimor lidhur me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, sa me shpejt te jete e mundur brenda ketij sesioni parlamentar dhe ky komision te jete i ri, jo ne vazhdim i atij vendimi te meparshem te parlamentit.
Dy palet rane dakord, qe mazhorancen dhe drejtimin e komisionit ta kete opozita dhe lidhur me kete ne takimet qe do te pasojne te gjenden modalitetet perkatese ligjore qe kjo dakordesi politike te garantohet ligjerisht.
Dy palet rane dakord, qe objekti i hetimit te jete gjithcka qe ekziston ne kutine e materialeve zgjedhore.
Dy palet rane dakord, qe te gjitha institucionet shteterore KQZ-ja, apo institucione te tjera private qe kane lidhje me zgjedhjet sipas kerkesave qe une i parashtroj komisionit qe mund te ngreje parlamenti shqiptar, te jene te detyruara qe ti pergjigjen ne nje afat kohor sa me te shpejte dhe mundesisht brenda 7 ditesh.
Dy palet rane dakord, qe te jete objekti i diskutimit te takimeve qe do te pasojne gjetja e modaliteteve per trajtimin e kutive te fleteve te votimit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›