E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Një qytetar i tha Ramës dua të vras Berishën dhe ai i tha merr shenjë mirë se ka antiplumb

lauraPartia Demokratike ka reaguar ndaj asaj që e quan një skandal. Sipas saj, në një takim të organizuar nga kryetari i opozitës, Edi Rama, një qytetar është shprehur se ka dëshirë që të vrasë kryeministrin Berisha dhe Rama ëhstë përgjigjur se duhet të marrë shenjë me kujdes pasi ai mban antiplumb.

PD i ka kërkuar Ramës që të distancohet nga ky koment.

Dje në mbrëmje, ndërsa Rama i mbushte qytetarët me pesimizëm në një prej takimeve të Partisë Socialiste, një prej mbështetësve të Ramës deklaroi se do të kishte dashur ta vriste liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë.

Por Rama nuk e dënoi këtë veprim.

Përkundrazi, Edi Rama u përgjigj duke e inkurajuar qytetarin duke i thënë se do ti duhej të qëllonte në shenjë për shkak të antiplumbit.

A mos beson Edi Rama se largimi me dhunë i një qeverie është veprimi i duhur?

A mos mendon Edi Rama se vrasja është veprimi i duhur?

Edi Rama duhet ta dënojë këtë koment menjëherë dhe të kërkojë ndjesë për heshtjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nxit dhunë në zgjedhje dhe për këtë atij duhet ti vijë turp.

Dhuna nuk ka vend në demokraci! thuhet në deklaratën e PD./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›