E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Nuk pranojmë dorëheqjen e Spahiut, do e shkarkojmë ne

Share

Spahiu ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme presidentit, që ka të drejtë të vendosë, kurse PD thotë se do e shkarkojë ajo Spahiun

Partia Demokratike duket se ka mbetur e fyer nga veprimi i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili jo vetëm e shpërfilli komisionin hetimor që ata kishin ngritur në Kuvend, por deklaroi dorëheqjen në ditën kur ata prisnin që të dëshmonte përpara deputetëve të mazhorancës.

Deputetja demokrate, Paulina Hoti, anëtare e komisionit hetimor, ka deklaruar se puna në komisionin hetimor do të vazhdojë. Kreshnik Spahiu do të shkarkohet për abuzimet e rënda që ka bërë. Nuk i pranohet dorëheqja, tha Hoti.

Mbetet ende e paqartë kjo deklaratë e Hotit pasi më parë ishte vetë kryetari Alibeaj që tha se nuk e komentonte dorëheqjen nga pikëpamja juridike. Vetë Kreshnik Spahiu ia ka paraqitur dorëheqjen e tij presidentit të Republikës, që ka të drejtë të vendosë për këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›