PD: Nuk pranojmë kërcënimet e Ramës për presidentin e ri
TIRANË- Partia demokratike denoncoi kreun e PS-së Edi Rama se po vendos ultimatum për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Nëpërmjet një dekalrate për mediat zëdhënësja e belisë blu, Silvi Bardhi bëri me dije se mazhorancë nuk do pranojë kërcënimet për bojkot të parlamentit nga kreu i opozitës
“Zoti Rama në një seri deklaratash ultimative shprehet se ai do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërisht siç bëri dy vjet me rradhë procesin e integrimit pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me Ombudsmenin e tij. PD nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike sepse në logjikë dhe mëndësinë e bllokmenëve të rinjë, demokratët janë armiqë të sojit të tyre”,- thuhet në reagimin e PD.
Partia Demokratike duke nënvizaur se vlerëson angazhimin e opozitës në reformën zgjedhore dhe votimin në Parlament të kodeve dhe ligjeve, që prej dy vitesh, mbaheshin peng politik në Parlament për të bllokuar statusin deklaron se “mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR per zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat per zgjedhjen e Kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe gërmës se ligjit themelor të vendit”.
vijon