E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Abetarja shumë mirë, pak për sistem unik arsimor

TIRANE- Kreu i PS, Rama komentoi sot nga ‘Twitter’ Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila u prezantua sot nga dy kryeministrat respektivë në Prizren.

Rama u shpreh se ky tekst i unifikuar është një shembull shumë i mirë, ndërsa akuzoi qeverinë shqiptare se ka bërë shumë pëk për të unifikuar edhe sistemin arsimor.

“Shumë mirë Abetarja e përbashkët. Po fare pak është bërë nga ana e shtetit shqiptar në drejtim të një sistemi arsimor unik, në kaq vite liri për Kosovën. Përmes programit për një Rilindje Shqiptare ne do të ecim shumë shpejt drejt sistemit arsimor unik në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Shqiptarët e gjeneratës së re në Shqipëri e Kosovë meritojnë të arsimohen në një hapësirë të përbashkët të marrjes së dijeve. Ne do ta bëjmë!”
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›