PD Numerimi ne KZAZ 52 ne kryeqytet po bllokohet qellimisht
Partia Demokratike, publikoi shqetësimin e saj mbi bllokimin e procesit të numërimit të votave në kryeqytet.
Ndërsa në të gjitha qendrat e tjera janë numëruar mesatarisht 26 kuti, në KZAZ 52, sot janë proceduar vetëm 3 të tilla.
“Partia Demokratike kërkon të bëjë publike bllokimin e procesit të numërimit të votave në KZAZ 52 që i përket njësisë bashkiake nr. 8 në kryeqytet.
Partia Demokratike është e vendosur të sigurojë numërimin e çdo vote në mënyrë ligjore dhe transparente brenda një kohe sa më të shkurtër për t’i dhënë zë, vullnetit të qytetarëve.
Ata që kërkojnë të bllokojnë ose ngadalësojnë procesin po shkelin mbi vullnetin e qytetarëve për shkak të frikës nga rezultati.
Fatkeqësisht bllokimi i sotëm është fokusuar në minibashkinë nr. 8!”, tha zëdhënësja e selisë blu.
Duke shtuar se në të gjitha KZAZ-të e tjera të kryeqytetit janë numëruar mesatarisht rreth 26 kuti për minibashkinë.
Ndërsa në KZAZ nr.52 që i përket njësisë bashkiake nr.8 të Tiranës, janë numëruar vetëm 3 të tilla.
“Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës, të heqë dorë nga bllokimi i procesit të numërimit dhe të mos të ketë frikë të përballet me verdiktin e qytetarëve të Tiranës”, deklaroi zëdhënësja e PD-së.