Partia Republikane Tiranen do ta fitoje kandidati Lulzim Basha
Në një prononcim për media, Partia Republikane shpreh besimin e saj për fitoren e kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Duke falënderuar votuesit shqiptarë të cilët besuan dhe dhanë votën për Partinë Republikane, zv/kryetari i kësaj partie, Neritan Alibali, shprehet për transparencë dhe korrektësi deri në fund të procesit të numërimit.
Sipas Alibalit, kodi zgjedhor dhe manuali i KQZ-së për këshilltaret në rolin e vëzhguesve, është shkelur.
Më tej, Alibali në fjalën e tij shton se Partia Republikane do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore duke kërkuar dhe rinumërimin e votave në bashkinë e Poliçanit, pasi ekzistojnë fakte për manipulimin e votave të qytetarëve dhe tjetërsim të rezultatit.