E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS akuzat kalojne cakun personal

Replikat Dy selite pershkallezojne fjalorin erotik

Eumlshte pershkallezuar ne nje rang krejt te ri zinxhiri i akuzave politike mes mazhorances dhe opozites. Replikat mes selise blu dhe asaj roze kane arritur ne nje kufi te paprekur deri tani duke permendur histori qe i takonin pjesemarresve ne mikrofonin politik.

Doda

Fillimisht deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda deklaroi se Edi Rama eshte zhdukur ne strofullen e tij pas akuzave te mazhorances per korrupsion. Sipas Dodes prokuroria po e kerkon Edi Ramen per te sqaruar lidhjet e tij me ndertuesit. Me urdher te Edi Rames Tan Lepri sekseri i 20 dhe i 100 milione eurove ne vend te paraqitet ne prokurori eshte zhdukur ne strofullen e tij.

Bumci

Me pas ishte deputeti i PD-se Aldo Bumci i cili theksoi se Rama prej disa ditesh spekulon dhe bertet per abuzim dhe korrupsion me procesin e privatizimit te ish-Ekspozites qe eshte pjese e procesit te kthimit te prones te pronaret historike. Per te treguar se si qendron e verteta mjafton qe te krahasojme kete praktike privatizimi me praktiken e shitjes se truallit te Parku Rinia nga z. Rama theksoi Bumci duke e akuzuar Ramen per afera ne kete siperfaqe trualli ne kryeqytet.

Ajtyresa

Por pas ketyre deklaratave erdhi edhe reagimi i PS-se nepermjet perfaqesues se saj Megi Ajtyresa. Aldoja eshte bere per tu dhimbsur sepse vetem genjen e genjen edhe pse perfaqeson nje zone te Shqiperise qe ka vuajtur per 50 vjet nga genjeshtrat e diktatures dhe po vazhdon te vuaje prej 20 vjetesh nga genjeshtrat e Sali Berishes theksoi Ajtyresa. Ne lidhje me Doden ajo theksoi se sa per zonjen Doda e cila kerkon policin per te gjuajtur per lepuj te vjen vertet keq sepse te pakten te dielen duhet ta kishin lene te qendronte ne shtepi prane familjes dhe ta mbyllnin vetem me Aldon diten e dezhurnit te kesaj politike pa fytyre pa moral theksoi perfaqesuesja e PS-se.

Mustafaraj

Me pas ka ardhur reagimi i zedheneses se PD-se Albana Mustafaraj. Ju nuk ia nxirrni dot lepurin nga barku mister 20 por do te mbeteni thjesht mjerane te keqperdorur prej tij per tu vervitur serish nga shkallet e PS-se per hiret apo dufet e partnerit te radhes ishte pergjigjja e PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›