Serbët e veriut- KFOR: Nuk ka marrëveshje
Takimi në Zubin Potok ndërmjet serbëve të veriut të Kosovës dhe KFOR-it ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje, raporton e përditshmja kosovare Express.
Duke iu referuar mediave serbe, Express raporton se serbët janë të gatshëm të lejojnë KFOR-in të kalojë përmes barrikadave, por jo EULEX-in.
Por, KFOR-i ka kërkuar që edhe EULEX-it ti mundësohet lëvizje e lirë në veri, ka bërë të ditur kryetari i komunës së Zubin Potokut, Slavisa Ristiç.