E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE, Trichet i lë detyrën italianit Mario Draghi

Jean-Claude Trichet, President i Bankës Qëndrore Europiane

FRANKFURT- Elita politike e Evropës është mbledhur të mërkurën për një festë lamtumire, organizuar nga Banka Qendrore Evropiane për të nderuar Presidentin Jean-Claude Trichet, i cili përfundon mandatin e tij në fund të këtij muaji.

Ish-presidenti francez Valery Giscard d’Estaing dhe ish-kancelari gjerman Helmut Schmidt, si dhe udhëheqës të tjerë aktual të Evropës, përfshirë Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidentin e Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, shefin e Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy, kreun e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe shumë të tjerë ishin të pranishëm në festën e organizuar në Frankfurt të Gjermanisë.

Në masa të rrepta sigurie, festa ka nisur me një dokumentar të shkurtër ku përfshiheshin 8 vitet e Trichet në kryet të Bankës Qëndrore Evropiane, për të vazhduar më pas me një koncert.

Trichet, do ti kalojë zyrtarisht detyrën italianit, Mario Draghi më 31 tetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›