PS,Baraj: Ndërtimi i TEC-eve, rrezik për mjedisin
TIRANE- Partia Socialiste denoncoi sot rrezikun që i kanoset vendit për shkak të TEC-it të Porto-Romanos.
Sipas sekretarit për cështjet mjedisore, Besnik Baraj, ndotjet masive janë tej normave të lejuara.
“Në rajonin Tiranë-Durrës-Krujë, ku shumë shpejt do përqendrohet gjysma e popullsisë së vendit, do të ndërtohen kapacitetet më të mëdha ndotëse si TEC-e gjigante me qymyr, fabrika çimentoje, Rafineri nafte, etj”- theksoi Baraj gjatë një konference për gazetarët.
Baraj theksoi se Partia Socialiste vlerëson dhe mbështet çdo investim, i cili siguron një zhvillim të qëndrueshëm e përmirëson progresin ekonomik, pa kompromentuar kapacitetet ekonomike alternative, si turizmin dhe zhvillimet e tjera rajonale, si dhe cilësinë e mjedisit ku bëhet investimi.
(e.n/Balkanweb)