E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, konsensus për financimin e fushatës. Partitë mund të marrin edhe kredi

Share

PD dhe PS kanë rënë dakord gjatë ditës së sotme, për disa ndryshime për Reformën Zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me financimin e fushatës zgjedhore. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka miratuar me konsensus formulën e financimit të partive politike në fushatë.

Sipas ndryshimeve të miratuara gjatë ditës së sotme, financimi do të bazohet jo më sipas mandateve në Kuvend, por sipas numrit të përgjithshëm të votave që partitë do të marrin në rang kombëtar duke filluar që nga zgjedhjet parlamentare të 2013-s. Kjo favorizon partitë e vogla, të cilat edhe nëse nuk arrijnë të marrin ndonjë mandate deputeti, mund të përfitojnë financime nga buxheti i shtetit, në bazë të votave që do marrin.

Në ndryshimet e sotme u caktua gjithashtu që partitë kanë mundësi të marrin edhe kredi për financimin e fushatës zgjedhore, kredi e cila nuk duhet të kalojë shumën që ajo do të përfitojë nga votat e marra në zgjedhjet e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›