E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton buxhetin për partitë politike

Megjithëse viti 2012 nuk është elektoral duket se Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve është treguar dorëlëshuar sa i përket fondeve për partitë politike për këtë vit. Nga fondi prej 189 milion lekësh vetëm PD e PS pritet të marrin mbi 150 milionë lekë.

Në bazë të ligjit për partitë politike 70 përqind e buxhetit e përfitojnë partitë politike parlamentare në bazë të mandateve, 20 përqind do të ndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha partitë parlamentare dhe 10 përqind partive poltike që kanë marrë në zgjedhjet e 2009-ës mbi 1 përqind të votave të elektoratit.  Ndërkohë ndarja e fondeve ka kaluar në unanimet në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve.

Fondet që përfitojnë partitë 2012

Partia Demokratike 78.985.728

Partia Socialiste 75.283.434

Lëvizja Socialiste për Integrim 11.045.574
 

Partia për Drejtësi dhe Integrim 8.214.462

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 7.482.141

Partia Republikane 7.656.021

Partia Socialdemokrate 332.640

Totali 189.000.000

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›