Vota për KLD, mazhoranca rikonfirmon shumicën Rozeta Rapushi
Mazhoranca rikonfirmon shumicen ne Kuvend, duke miratuar dje si anetar te Keshillit te Larte te Drejtesise kandidaturen e saj Elvis Cefa me 71 vota, pa votat e 3 deputeteve te Levizjes Socialiste per Integrim. Me deputetet socialiste ne kembe duke protestuar para foltores se kuvendit, bertitjet dhe replikat mes paleve me votim te fshehte elektronik, Kuvendi zgjodhi ne kulmin e debateve, anetarin qe do te zevendesoje Kreshnik Spahiun ne KLD. "Elvis Cefa zgjidhet anetar i KLD-se, me kaq seancen e deklaroj te mbyllur", - u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u detyrua te realizoje me shpejtesi votim te fshehte elektronik per plotesimin e vendit vakant ne KLD, pasi deshtoi ai i programuar dhe rene dakord me pare qe do te realizohej me kuti. Socialistet protestuan te gjithe ne kembe duke bertitur per procedurat e gabuara te votimit, si dhe duke kembengulur per votim te fshehte me kuti me kerkesat e bera. Qe ne fillim te seances, dy forcat e medha politike PD-PS, rane dakord qe te votojne per zgjedhjen mes dy kandidateve per KLD, Elvis Cefa dhe Ardian Visha, me flete votimi individuale ne kuti. Por pikerisht ne momentin kur Kuvendi pati nje pushim te shkurter per te sjelle fletet e votimit dhe kutite ku do te votohej, situata doli jashte kontrollit. Nje prej anetareve te sekretariatit te votimit ne Kuvend, Arenca Troshani, tha se anetaret socialiste te komisionit e bojkotuan procesin gjate momentit te procedurave. "Rregullorja e Kuvendit, percakton dy menyra te fshehta votimi, me kuti me elektronike. PS ra dakord per votim me kuti dhe ne momentin e procedurave, Armando Subashi bojkotoi procesin dhe Ruci erdhi dhe mori fletet e votimit. Pra u spekulua votimi me kuti dhe u kalua keshtu per votim elektronik", - tha pas mbylljes se Kuvendit, Troshani, e bindur se nje votim i tille pro Cefes ishte i pritshem per mazhorancen. Pro Cefes ne KLD votoi PD dhe aleatet e saj perfshire Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu qe, ne fakt, ne ngjarjen e Gerdecit, ka pasur avokat kandidatin tjeter per postin vakant ne KLD te propozuar nga PS, Ardian Visha. Nderkohe qe tre deputetet e LSI-se, Ilir Meta, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo, ndonese te pranishem, nuk moren pjese ne votimin e bere per Cefen. Deputetet e opozites e kundershtuan ashper kete votim, te cilin e cilesuan te parregullt, pasi, sipas tyre, ne votim duhej te ishte hedhur i pari Ardian Visha si kandidature e minorances.