PD-PS, mosdekretimi i kodit, nuk do ndryshojë datën e zgjedhjeve

Partia më e madhe e maxhorancës, PD-ë ende nuk ka një qëndrim zyrtar se si do të votojë në parlament ndaj dekretit presidencial që ktheu për rishqyrtim kodin elektoral. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së Aldo Bumçi ka deklaruar se PD-ë do të marrë një vendim pasi të konsultohet edhe me socialistët për të ruajtur frymën konsensuale me të cilën u hartua kodi. Por zëdhënësi i demokrateve nuk ka harruar të sulmojë kreun e shtetit, Topi duke e cilësuar rrëzimin e kodit një veprim të pamatur. Ndërkohë që socialistët kanë theksuar edhe njëherë gadishmërinë për të miratuar kodin me ndryshimet e kërkuar nga Presidenti. Ndërkaq për avokat Spartak Ngjelën, Presidenti ka respektuar ligjin në momentin që ka vendosur të kthejë kodin në Parlament. Megjithatë ka një pike ku të gjithë krahët e politikës janë të bashkuar, e që ka të bëjë me periudhen zgjedhore, maxhoranca dhe opozita konfirmon se kjo vonesë e ligjit nuk do të ndikojë në datën e zgjedhjeve, që do të mbahen në datën 21 dhe 28 qershor.