E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Basha, Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë e Përgjithshme (Fotot update)

Avokati i Bashës Zef NIkaj sot në gjykatë (Fotot: F.Zh/NOA) Tiranë, 4 Dhjetor, 15:03, NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur që të gjykojë vetë, kërkesën e bërë nga avokati i Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, për të dhënë vendimin për ndalimin e hetimeve ndaj tij.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e Gjykatës së Shkallës së Parë, hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi deklarimin e moskompetencës nga kjo gjykatë për çështjen e Ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, i akuzuar për dosjen e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

E veja e ish-liderit të Dhjetorit '90, Azem Hajdari, Fatmira Hajdari hodhi poshtë kërkesën e prokurorit Arben Kraja duke e lënë sërisht këtë çështje për gjykim në Gjykatën e Faktit.

Prokurori Kraja pati kërkuar dërgimin e ceshtjes në gjykatën e lartë ndërkohë që avokati mbrojtës i ministrit kërkoi nga ana e tij të kundërtën, pra mos dërgimin e dosjes në gjykatën e lartë.

Menjëherë pas vendimit prokurori ka kërkuar ndryshimin e trupit gjykues që sipas tij ka dhënë vendim të njëanshëm. Për këtë çështje pritet të shprehet kjo gjykatë pas kërkesës së paraqitur nga akuza.

c.a/NOA

Bashkëlidhur, foto me rezolucion të lartë nga veprimtaria e sotme (Fotot: NOA, ndalohet riprodhimi mediatik pa miratimin e Agjencisë NOA, në të kundërt rezervohet e drejta për ankesë në gjykatë)

Shkarko attachment >> 4fatmira_hajdari_sot_NOA_581567415.jpg

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›