E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD PS ne panik nga referendumi dhe botimi i deklaratave te pasurive

Partia Demokratike ka konstatuar se vendimi i mazhorancës për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, ka futur në panik të thellë kryetarin e Partisë Socialiste dhe klubin e miliarderëve në krye të kësaj partie. 
Ky konstatim u bë i ditur nga zëdhënësja e kësaj partie, Silvi Bardhi, e cila gjatë një deklarate për shtyp us hpreh se “nga data 6 gusht e në vazhdim kryetari i Partisë Socialiste dhe zëdhënësit e tij, të tmerruar nga zëri i qytetarëve për heqjen e imunitetit, deklarojnë çdo ditë se do të bllokojnë referendumin, apo sipas tyre, vendimi për mbajtjen e tij kërkon miratimin me 2/3 nga Kuvendi dhe ata do të bllokojnë në Parlament, pra, nuk do të japin votat, madje dhe kërcënojnë në mënyra qesharake, se po u thirr referendumi për heqjen e imunitetit nga mazhoranca, Partia Socialiste do të thërrasë katër referendume”.
Madje, sipas selisë blu, nervozizmi dhe paniku u rritën shumë pas botimit të pasurive të politikanëve nga ILDKP, nga të cilat dolën në dritë pasuritë përrallore të krijuara gjatë viteve imunitare, kupolë e miliarderëeve të Partisë Socialiste.
Por pavarësisht qëndrimeve të PS, demokratët janë të vendosur që t’i shkojën deri në fund organizimit të referendumit popullor për heqjen e imunitetit. 
“Partia Demokratike i thotë z. Rama se e drejta për thirrjen e referendumit është e drejtë kushtetuese e qytetarëve, parlamentarëve dhe qeverisë së vendit, sanksionuar në nenin 150 të Kushtetutës së vendit. Çdo përpjekje për bllokimin e saj është e dështuar dhe do t’iu rikujtojë qytetarëve betejat e Don Kishot-it me mullinjtë e erës”, u shpreh Bardhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›