E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Berisha nuk u keshillua me SHBA

Partia Socialiste ka reaguar ne lidhje me dekretimin nga Presidenti i Republikës të Visho Likës në postin e kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror. 
Në një deklarate të deputetes, Ermonela Felaj shkarkimi i Shaqirit dhe emërimi i Likës në drejtimin e SHISH vlerësohet si një lëvizje që e vendos këtë institucion  në duart e kryeministrit Berisha.  
Sipas Partisë Socialiste kjo lëvizje e kthen vendin pas në kohë. Në deklaratë thuhet se Berisha dhe shërbëtori i tij presidenti Nishani për këtë lëvizje  nuk janë këshilluar as me aleatin tonë më të madh SHBA.
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës i pyetur nga gazetarët për emërimin e Visho Likës në krye të SHISH nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›