PD-PS perplasen per dosjet
Opozita ka braktisur punimet per ligjin e dosjeve ne Komision e Ligjeve.Debatet e shumta kane sjelle braktisjen e komisionit.Deputetet e Partise Socialiste kane replikuar me koleget, duke e cilesuar draftin si te njeanshem.Deputeti i Partise Demokratike, ish minister i Drejtesise, Aldo Bumci, kerkoi votimin e projektligjit te propozuar.Kerkesen ai e shoqeroi me asryetimin se jane mese gjashte muaj pritje per te gjetur konsensus per miratim.Pas kesaj, deputeti Bashkim Fino kerkoi serish shtyrje te mbledhjes se Komisionit.Me tej, ka qene socialisti tjeter, Fatmir Xhafa qe ka kerkuar ekspertize te ligjit nga Komisioni Europian.Sipas tij nuk ka vullnet per te votuar ligjin, pasi ai eshte hartuar me fryme te njeanshme.Debatet kane vijuar me tone te ashpra, dhe opozita eshte larguar duke lene pezull miratimin, apo ndryshimin e ligjit per dosjet.Punimet e komisionit te ligjeve kane vazhduar pa pranine e deputeteve te opozites