E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandumi, Bollano: Plotësoni kërkesat e minoriteteve

Kryetari OMONIA-s Bollano pranon se i ka dërguar memorandum parlamentit grek ku kërkonte ratifimin e MSA së Shqipërisë me Bashkimin Europian por Shqipëria më parë duhej të plotësonte mes të tjerave, edhe kërkesat e miniroteteve. 

TIRANE- Kryetari i OMONIA-s, organizatë greke cila merret me të drejtat e pakicës greke në Shqipërisë, njëkohësisht kryetari i bashkisë së Himarës deklaroi sot se në memorandumin që i kishte dërguar organizata e tij parlamentit grek kishte kërkuar nënshkrimin e MSA-së së Shqipërisë me Bashkimin Europian. I pyetur nga gazetarët pas një takimi që u zhvillua sot në Tiranë nga PBDNJ, kreu i OMONIA-s tha se është e domosdoshme përmbushja e kushteve nga Shqipëria, përfshi këtu dhe kërkesat e minoriteteve. Bollano u shpreh se ishte pro integrimit të Shqipërisë në BE.
Duke folur për propagandën e kahershme të grekëve për ekzistencën e Vorio Epirit, Bollano tha se një çështje e tillë është historike.
Pak ditë më parë në media u botua lajmi se përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, organizata e minoritetit grek, OMONIA apelote domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare para se Athina t'i japë "OK"-in hyrjes së saj në familjen europiane. Kryetar i shoqates, kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano në kë memorandum theksonte se nje nga kushtet, ishte dhënia e autonomisë për Vorio-Epirin.
Në memorandumin drejtuar Athinës zyrtare, (që u botua në media) OMONIA pretendon pikësëpari që Shqipëria të njohë si zonë minoritare pothuajse gjithë Jugun e vendit, të banuar sipas saj, qysh para 3 mijë vjetësh nga grekët etnikë. "Të njihen zyrtarisht si zona të minoritetit ato zona të cilat pala shqiptare nuk i njeh të tilla si për shembull, Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korça si edhe 99 fshatra përreth tyre". Në funksion të kësaj, minoriteti grek kërkon në pikën pasardhëse, autonominë për të gjithë këtë rajon, të cilësuar prej saj si Vorio-Epiri, duke mos nguruar të servirë madje edhe rrugën ligjore se si mund të realizohet kjo kërkesë. "Të ndryshojë kuadri ligjor i Shqipërisë në një mënyrë të tillë që të lejojë bashkimin e gjithë kësaj zone në jug të Shqipërisë, që tradicionalisht banohet nga grekët, në një periferi të organizuar administrativisht në bazën e një organi që merr drejtpërdrejt vendimet nga vetë qytetarët", - citojmë nga memorandumi i OMONIA-s. Në pikën e tretë e të katërt, saktësohet se ky proces i kalimit të vetëqeverisjes së Vorio-Epirit nga grekët mund edhe të ndodhë gradualisht, duke sugjeruar kësisoj që "fillimisht mund të mos vazhdohet ushtrimi i politikës së centralizimit të pushtetit që drejtohet nga Tirana për sa i përket shpërndarjes së fondeve për pushtetin lokal", si edhe "duke respektuar të drejtën e pronësisë së tokave". Në pikën e pestë të memorandumit, OMONIA kërkon njohjen e gjuhës greke si gjuhë të dytë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë që në zonat e minoritetit, ajo të jetë e parë. Çështja e parafundit e trajtuar në memorandum është hapja e shkollave e sigurimi i librave në gjuhën greke në çdo fshat ku ka minoritarë. Ndërsa ajo e fundit është "respektimi i të drejtave politike të vorio-epiriotëve, e mos cenimi i tyre sikundër ndodhi me 5 të arrestuarit në 1993, deri në zgjedhjet e fundit me ngjarjet në Himarë".

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›