Berisha: Opozita të dialogojë për Kodin
Tiranë (start)-Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë tha ndër të tjerash, se Kodi zgjedhor duhej të miratohej sa më parë. Për këtë, kreu i qeverisë u ka kërkuar dy partive kryesore të opozitës, pikërisht Ramës dhe Metës që të dialogojnë midis tyre, për të miratuar Kodin, me disa ndryshime të vogla. “Do pranoj çdo zgjidhje nga dialogu”-theksoi Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Gjithashtu, kreu i kabinetin qeveritar ka folur edhe për Reformën në Drejtësi, ku ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës në këtë drejtim. Megjithatë, Berisha theksoi se drejtësia ka bërë progres të pa mohueshëm. Për sa i përket ligjit për Prokurorinë e Përgjithshme, Berisha kërkoi që opozita të shqyrtojë me detaje draftin, në mënyrë që ligji të miratohet në konsensus të plotë.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është vendosur që pensionistët të marrin shpërblim me rastin e festave të fundvitit 5000 lekë. Ndërkohë që për administratën ai premtoi shpërblim deri në një rrogë.