E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencetaret i shtojne 2008, nje sekonde

2008 me gjithe telashet ekonomike qe ka sjelle nuk deshiron te mbaroje!

Dhe do te zgjase nje sekonde me shume nga viti paraardhes! Observatori i Washingtonit qe drejton kohen amerikane, por ne fakt edhe ate te planetit, sepse kontrollon nje pjese te madhe te orave atomike te referimit ne bote, ka vendosur qe t'i shtoje 24-oreshit te 31 dhjetorit te vitit 2008 edhe nje sekonde me shume.

"Do te shohim oren po jemi te sigurte se nuk do te ndodhe asgje", thote Geoff Chester,zedhenes i Observatorit.

Nderhyrja e shkencetareve amerikane behet me qellim mbajtjen nen kontroll te ngadalesimit te rrotullimit te Tokes, shkaktuar nga fenomene natyrore, si aksioni i baticave ndikuar nga forca gravitacionale e Henes ose e Diellit, por edhe nga ngjarje analoge me tsunamin ne Indonezi ne dhjetor te vitit 2004.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›