E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS pranë konsensusit për miratimin e 3 ligjeve të statusit. Berisha: Integrimi, jo peng i interesave politike

03-05-2013 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së Ilir Meta i kërkoi dje klasës politike, veçanërisht PS-së, të votojë 3 ligjet e Komisionit Europian, për marrjen e statusit kandidat

Edi Rama ka pranuar të votojë tre ligjet e integrimit me kusht që ato të hyjnë në fuqi me krijimin e Parlamentit të ardhshëm. Formula e konsensusit u paraqit nga kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ndërsa Kryeministri Berisha ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e tij, për të mos mbajtur peng integrimin e vendit.
Ndërsa legjislatura aktuale përgatitet të shkojë drejt fundit, politika duket se ka gjetur konsensusin për të zhbllokuar 3 ligjet e integrimit. Formulën e paraqiti Ilir Meta, duke marrë si shembullin ligjin për gjykatën e Lartë.
Ndonëse ka refuzuar për muaj të tërë të votojë këto ligje në Parlament, kryesocialisti Rama pranoi në studion e “Opinion” se me këtë formulë është i gatshëm t’i votojë ato.
Berisha ka qenë gjithmonë I gatshëm, gjithsesi gjatë takimit të tij të fundit me gazetarët, konfirmoi edhe një herë tjetër qëndrimin e tij.
Mos miratimi i p/ligjit për nëpunësin civil, atij për Gjykatën e Lartë dhe rregullorja e Kuvendit, kanë mbajtur peng statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Pengesë të cilën politika mund ta heqë që në seancën parlamentare të së hënës, duke i miratuar ato.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›