E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, rikthehet debati për ligjet me 3/5

Tiranë- Ligjet që kërkojnë 3/5 në Kuvend janë bërë sërish pjesë e debatëve mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjëve. Gjatë mbledhjes së sotme deputeti socialist Xhafaj kërkoi që të respektohet marrëveshja e bërë në Konferencën e Kryetarëve.

Propozimi i deputetëve të PS-së se për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar duhet të ketë secila palë nga një relator, për deputetin Rusmajli është konsideruar një kërkesë e pamundur.  Më tej duke argumentuar se ligjet me 3/5 duhet të jenë proces i vërtetë dhe jo vetëm një ngritje kartonash, deputeti Xhafah ka ripërseritur marrëveshjen e një ditë më parë mes PD-së dhe PS-së.

Duke theksuar se marrëveshja e një dite më parë duhet të respektohet. Persa i përket diskutimëve të sotme në Komison për Kodin Rrugor, deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar që të pyetën edhe ekspertë të Ministrisë së Transportëve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vendimi- Ligjet me 84 vota, do të kthehen në Komisione
  2. Drafti i socialistëve, Xhafaj: Jo shtim ligjesh në mënyrë formale
  3. Regjistrimi në Maqedoni, vazhdon debati në parlament

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›