Marrëveshja PS-PD, Berisha: Në interes të integrimit të vendit
Norvegji- Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se e vlerëson marrëveshjen e nënshkruar dje nga PD-ja dhe PS-ja, lidhur me realizimin e reformave të rëndësishme për vendit. Këtë deklaratë kryeministri Berisha e bëri gjatë vizitës së tij në Norvegji, gjatë një takimi të zhvilluar me Per-Kristian Foss, zv/president i Parlamentit norvegjez.
Pas një bllokimi dyvjeçar të reformave kyçe, opozita më së fundi po i kthehej realitetit politik dhe shprehu shpresën se një kurs i tillë politik do të vazhdojë në interesin më të mirë të vendit- u shpreh Berisha.
Gjatë bisedës kryeministri Berisha e garantoi zv/presidentin e Parlamentit, Foss se integrimi europian është projekti më i rëndësishmë i axhendës së qeverisë shqiptare. Përsa i përket investimëve në sektorin e enërgjive në Shqipëri nga ana e kompanive norvegjeze, kryeministri Berisha theksoi se kompania Statkraft ka një rol kryesor në projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, dhe në atë të kaskadës së lumit Devoll. Nga ana e tij Per-Kristian Foss vlerësoi kompanitë norvegjeze që operojnë në fushën energjitike në vendin tonë, duke i cilësuar si kompani lidër.
Shkrime të tjera me interes: