E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformat, Topi: Partitë politike të bashkohen për ti realizuar në kohë

Tiranë- Presidenti i vendit Bamir Topi ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar dje nga mazhoranca dhe opozita përsa i përket reformave institucionale. Në mesazhin e bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës, Topi thekson se integrimi i Shqipërisë varet pikërisht nga zbatimi këtyre standartëve.

Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian- citohet në deklaratë.

Po ashtu presidenti Topi ritheksoi se dialogu politik mes palëve është esencial për çuarjen përpara të reformave.

Presidenti inkurajon forcat politike parlamentare që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë- thyhet në mesazhin e Presidencës.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Mosmarrëveshjet politike, Topi: Mos të pengojnë integrimin në BE
  2. Pogradec, Topi thirrje klasës politike për dialog
  3. Dështimi, Topi fajëson Berishën dhe Ramën: «Shqipëria ka nevojë për një politikë të re»

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›