E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Paloka: Pakti i Ramës fars për të marrë pushtetin në tavolinë

TIRANË- Mazhoranca e cilëson farsë paketën me dhjetë kushte të paraqitur një ditë më parë nga kreu i PS Edi Rama. Sipas deputetit demokrat Edi Paloka lideri socialist nuk po ndjek kurs të ri, por vetëm të njëjtën rrugë që ka ndjekur gjithmonë.

“Për mua kjo tregon në radhë të parë se zoti Rama nuk ka ndryshuar aspak në qëndrimet e tij, vazhdon të jetë më filozofinë e pengmarrësit. Me një filozofi që e ka ndjekur gjatë gjithë kësaj periudhe. Duke filluar që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ku ai bënte protesta në rrugë”,- deklaroi deputeti i PD.

Sipas deputetit demokrat Paloka, propozimet e Ramës nuk janë shenja për kompromis, por përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë

“Me liberalizimin e vizave që Rama i shoqëronte me greva urie deputetësh. Së fundi kushti i pengmarrjes në këtë rast është integrimi i Shqipërisë. Pra zoti Rama thotë në këmbim të integrimit të shqiptarëve, unë dua pushtet. Kërkon atë që ka kërkuar gjithmonë, pushtet në tavolinë. Kjo do të thotë që zoti Rama as nuk është bërë politikan dhe as ka për tu bërë ndonjëherë. Dhe vijon ta konsiderojë pushtetin sio një tortë që duhet të ndahet”,- theksoi deputeti i PS, Edi Paloka.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›