E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, "Euroart 2011", manifestim kulturor me artistë nga Kosova e Shqipëria

POGRADEC- "EUROART 2011", është manifestimi kulturor i organizuar nga Kuvendi Komunal Gjilan (Kosovë) dhe Bashkia e Pogradecit, me artistë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët prezantuan tablo, skulptura, foto artistike në Galerinë e Artit të këtij qyteti.

Përgjegjësja e Departamentit të Kulturës në Kuvendin Komunal në Gjilan, Enkelejda Arifi, tha se "synimi ynë është të promovojmë artistët tanë në të gjitha fushat e krijimtarisë së tyre, duke bërë kështu historinë e popullit tonë, motivet e së cilës përbëjnë edhe tematikën qëndrore të kësaj ekspozite dhe të krijimtarisë letrare të poetëve dhe shkrimtarëve që kemi përzgjedhur në takimet tona mbarëkombëtare".

Në ekspozitë tërhoqen vëmendjen punimet në vaj të Musa Sadikut, ato në akrilike të Jetulla Halitit, të Kadri Nezirit, Arjana Bekteshit, nga Gjilani; bustet e Idriz Balanit nga Durrësi, të Gëzim Halitit, të Hajrush Fazliut e Adriana Sedaj nga Prishtina, teknika e kombinuar në portretin e Nënë Terezës nga Bekim Dugolli, natyra e qetë në vaj e Bislim Aliut nga Podujeva, si dhe peizazhet plot freski e gjallëri të A.Kostandinit e Gj.Lakos nga Pogradeci.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›