E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Për Ramën nuk ekziston më 21 janari. Ne do vendosim drejtësi

Gazeta Shqip

laura vorpsi, PDPartia Demokratike akuzoi liderin e PS, Edi Rama se me aleancën e tij të re e harroi 21 janarin, një ngjarje që sipas saj e stisi dhe e organizoi vetë.

Përmes një konference për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi kërkoi nga drejtësia që të mos ndikohet nga lojërat politike lidhur me këtë çështje dhe shprehu vendosmërinë e qeverisë për ta çuar deri ne fund hetimin e kësaj ngjarjeje dhe për të vënë përpara drejtësisë, sipas saj, organizatorët dhe nxitësit e dhunës së pashembullt ndaj institucioneve, që solli 4 të vrarë.

Edi Rama u rrëfye hapur të enjten se ai tashmë është i frikësuar deri në neveritet nga 21 Janari, se ai trembet dhe nuk i pëlqen më të flasë për këtë histori, dhe se tani Top Story i tij është koalicioni i ri i ngjalave.
Madje ai shkoi edhe më larg kur tha se atyre që vazhdojnë të flasin për 21 Janarin, u ka lënë mallkimin e zotave.
Rama nuk u ndal këtu, por tha se aleancën e ngjalave e ka bërë pikërisht si aleancë shpëtimi për 21 Janarin.
Hapur dhe troç, z. Rama manifestoi publikisht të enjten se 21 Janari atë e tmerron dhe se nuk ka qenë asnjëherë për të një çështje parimi e drejtësie, por mirëfilltas një pjesë e strategjisë se tij për të marrë pushtetin me dhunë dhe më pas për nekrofili elektorale.

Në rrëfimin e tij Rama tregoi dhe një herë se i mungon çdo lloj refleksi moral, dhe tashmë është e qartë për të gjithë se ai, si njeriu që manipuloi videon që përdori si pretekst për 21 Janarin, si organizator kryesor i përpjekjes për të ardhur në pushtet me dhunë, si kameleon që u përpoq të përdorte dhimbjen e familjarëve të viktimave si mburojë për krimin e tij të shëmtuar, për atë çka meritoi shaminë në fytyrën e tij, po bën çdo gjë për ti shpëtuar drejtësisë!

Këtë e kuptuan më mirë se kushdo vetë socialistët, të cilët treguan një pakënaqësi të paparë në adresat e tij në rrjetet sociale.

Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga këto lojëra politike dhe garanton shqiptarët se ajo do të bëjë gjithçka për të vendosur drejtësi dhe për të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe nxitësit e dhunës së pashembullt ndaj institucioneve, që solli 4 të vrarë! thuhet në deklaratën për shtyp të PD.

13 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

PD: Për Ramën nuk ekziston më 21 janari. Ne do vendosim drejtësi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›