E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet: BDI dhe VMRO-DPMNE kryesojnë

Nga blloku politik maqedonas, VMRO-DPMNE-ja me mbështetje të 24,9 për qind ka rejting më të madh ndërmjet partive politike në vend, e dyta është LSDM-ja me 9,5 për qind. Partitë e tjera gëzojnë besim më të vogël se një për qind, tregon sondazhi i Institutit për demokraci, i zbatuar prej 1 deri më 3 shtator me ekzemeplarë reprezentativ prej 1.110 anketa.

Përqindja e të anketuarve, të cilët nuk kanë dhënë përgjigje "Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare për cilën parti do të votonin", apo aspak nuk janë përcaktuar për asnjë parti është 52,4 për qind. Në mesin e politikanëve rejting më të madh nga blloku politik shqiptar kryeson lideri i BDI-së Ali Ahmeti me 6,7 për qind, ndërsa pas tij janë Imer Selmani nga DR me 2,9 dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja me 1,4 për qind.

Mbi një për qind (1,1%) është rejtingu i kryetarit aktual të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani. Nga blloku politik maqedonas rejting më të madh ka kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për të cilin janë prononcuar 27,1 për qind e të anketuarve, ndërsa pason Branko Cërvenkovski, lideri i LSDM-së, me 8,5 për qind mbështetje. Se asnjë politikani nuk i besojnë janë shprehur 36 për qind e të anketuarve.

Shumica e qytetarëve të anketuar e mbështesin integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO. Në pyetjen se si do të votonin në referendum për hyrje në BE dhe në NATO, mbështetje për BE-në kanë dhënë 83,9 për qind e të anketuarve, ndërsa për NATO-n janë përcaktuar 83,1 për qind. Qëndrim negativ në krahasim me dy referendumet kanë tetë për qind e të anketuarve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›