PD Po manipulohet. Wollfarth skeptik
Sa i perket numerimit mendoj se ai me mire te vonoje edhe me shume dhe te jete i sakte sesa te shpejtohet dhe neser te degjohen ankesa per parregullsi
Procesi i zgjedhjes se anetaresise se Asamblese Kombetare duket te mos jete ne vetvete problematik dhe ne vemendje te kritikave ne kontekstin procedural. Deputeti Andis Harasani u shpreh dje se numerimi nuk shqeteson askend edhe pse rezultati mund te lere shume pak njerez te pakenaqur. Lista e kandidateve per ne Asamble mendoj se duhet te perfaqesonte me shume ate 95 qe ne premtojme se do te mbrojme dhe nuk duhet te kthehej koka mbrapa. Jam dakord se te gjithe kane te drejten te kene ambicie politike por nuk mendoj se katapultimi eshte nje mjet i dobishem. Sa i perket numerimit mendoj se ai me mire te vonoje edhe me shume dhe te jete i sakte sesa te shpejtohet dhe neser te degjohen ankesa per parregullsi tha Harasani. Keshtu ne vetvete Kongresi ka te legjitimuar pergjithesisht produktin e vet per Asamblene perderisa kritika ndaj listes se kandidateve nuk po aktualizohet si debat paresor.
Eugen Wollfarth
Nese informacionet qe kam jane te sakta programi nuk eshte perfunduar ende eshte akoma ne hartim e siper. Duhen edhe dy vjet deri ne zgjedhjet parlamentare
Kreu i Prezences se OSBE-se Eugen Wollfarth deklaron se programi i PS-se mund te jete qeverises porse opozita duhet te prese dy vjet qe ta zbatoje ate nese vjen ne pushtet. shte shume e rendesishme qe partite e medha sic eshte Partia Socialiste e Shqiperise te zhvilloje programet e tyre. Ky ne vetvete perben nje progres madhor. Nese informacionet qe kam jane te sakta programi nuk eshte perfunduar ende eshte akoma ne hartim e siper. Duhen edhe dy vjet deri ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 dhe eshte shume inkurajuese te shohim zhvillimin e ketij procesi. Testi i zbatueshmerise do te vije pasi programi te perfundohet duke filluar nga ceshtjet e buxhetit dhe se si mund te financohen disa nga elementet. Dokumenti i ka te gjitha mundesite qe te qartesoje se cili mund te jete opsioni ne zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se qytetaret kane te drejte ta kene kete qartesi. Thene shkurt eshte padyshim e rendesishme te shohim se si do te zhvillohen ceshtjet e detajuara ne te ardhmen deklaroi Wollfarth. Ambasadori i OSBE-se nderkohe nuk ngurroi te apelonte partite politike te mazhorances dhe te opozites per te bashkepunuar per procesin e reformes zgjedhore dhe ne votimin e ligjeve qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave. shte shume e rendesishme te shohim hapa konkrete. Fjalet ekzistojne tani duhet te pasohen nga veprat. Vendi ka nevoje te shohe te behen hapa perpara perfshire dhe duke filluar nga reforma e Kodit Zgjedhor theksoi ambasadori.
Albana Mustafaraj
U mbushen 72 ore nga perfundimi i votimit te 1500 delegateve te klonuar te PS-se dhe akoma rezultati nuk behet i njohur pasi po perpunohet ne fabriken e falsifikimit te Edi Rames
Partia Demokratike hodhi dje akuza per sa i perket transparences se perzgjedhjes se anetareve te rinjte Asamblese se Pergjithshme te Partise Socialiste. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj akuzoi ne menyre te drejtperdrejt kreun e socialisteve Edi Ramen se po falsifikonte procesin e zgjedhjes se delegateve te forumit te larte te PS-se. Sapo u mbushen 72 ore nga perfundimi i votimit te 1500 delegateve te klonuar te Partise Socialiste dhe akoma rezultati nuk behet i njohur pasi po perpunohet ne fabriken e falsifikimit te Edi Rames - deklaroi zedhenesja e PS-se. Sipas saj asnjehere me pare ne historine e partive politike te nje vendi nuk kishte ndodhur qe numerimi i votave te 1500 delegateve te vijonte per tri dite sic po ndodh ne kongresin e Edi Rames. Kjo sipas saj deshmonte ne menyre te qarte se ky eshte nje proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo nje proces numerimi.
Marko Bello
Kjo teknike e rikthimit te disa emrave mund te konsiderohet edhe si nje reflektim nga ana e lidershipit te PS-se per sa i perket akuzave qe ju bene ne vitin 2009
Une e shikoj pozitivisht zhvillimin e kthimit te disa figurave perseri prane Partise Socialiste. Kjo sepse PS-ja eshte nje parti e madhe te ciles i duhet patjeter nje kombinim brezash ne brendesine e saj nje kombinim i mire midis atyre qe kane eksperience dhe te rinjve qe i sjellin me shume energji dhe rifreskim partise. Une nuk dua te hyj ne emra konkrete po ne pergjithesi dua te them qe zhvillimet i shoh si pozitive. Po keshtu kjo teknike e rikthimit te disa emrave mund te konsiderohet edhe si nje reflektim nga ana e lidershipit te PS-se per sa i perket akuzave qe ju bene ne vitin 2009 per lenien jashte partise se disa figurave tradicionale te saj. Une mendoj se aktualisht lidershipi i PS-se po mundohet te krijoje nje mesatare te kenaqshme per sa i perket figurave tradicionale te PS-se dhe te rinjve. Kongresi mendoj se ishte vetem fillimi i nje procesi zgjerimi qe do te zgjase dhe do te nderthure rruges permiresime te programit nepermjet figurave qe do te merren per te kontribuar.