E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalen prurjet e te rinjve. Ish-themelues lihen jashte Asamblese

Polemikat Debati para Kongresit Te gjithe te kalojne ne votim

Rikthim i te larguarve ne PS dhe stopim i emrave te rinj Apo nje liste selektive qe ka per te prodhuar te pakenaqur te tjere Pse dhe si erdhen ne organin drejtues te selise roze ish-krere institucionesh qe nuk kane qene te perzgjedhur nga socialistet nderkohe qe nuk u propozuan ish-drejtuesit e shtetit qe kane dale nga Partia Socialiste Keto jane disa pyetje qe pritet te behen dhe te diskutohen menjehere pas mbylljes se numerimit te votave per Asamblene e re Kombetare dhe shpalljen e organit legjislativ te opozites shqiptare. Gjithsesi mesohet se ne seline roze kesaj radhe ka pasur nje debat ne strukturat e larta drejtuese qe nuk do te kete me katapultim njerezish apo sponsorizim figurash qe kane mbeshtetjen e njerit apo tjetrit krah. Pakti i pashpallur ndermjet kupoles se larte drejtuese te selise roze mesohet se ka qene qe gjithkush do te duhet te dale nga votimi i delegateve te Kongresit te 5 nentorit. Gjithsesi edhe selektimi i kandidaturave dhe propozimi i tyre ka ngjallur pakenaqesi dhe polemika. Shume ish-anetare te Asamblese se re nuk jane futur ne liste nderkohe qe nuk eshte ndjekur i njejti standard per themeluesit apo ata qe cilesohen te larguar. Keshtu per shembull ndersa jane afruar ish-ministra socialiste si Luan Hajdaraga apo Anastas Angjeli jane lene jashte ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu i cili eshte nje nga themeluesit e Partise Socialiste si dhe nje nga figurat kryesore te legjislatoreve te majte. I pyetur nga Shqip ish-kreu i Kushtetueses nuk pranoi te komentonte kete fakt duke ironizuar se ai nuk ka pasur as ftese per te marre pjese ne Kongresin e 5 nentorit. Tjeter emer qe nuk figuronte ne Asamblene Kombetare mund te permendet edhe ish-ministri socialist dhe nje nga figurat kryesore te se majtes shqiptare Sabit Brokaj apo ish-ministri dhe ish-ambasadori Shaqir Vukaj. Lista normalisht mund te vazhdoje edhe me te tjere por gjithsesi nga PS-ja theksojne se propozimet jane bere nga baza. Gjithsesi shume kritike sidomos per ceshtjen e selektimit te figurave nga pushteti gjyqesor vene gishtin e njeanshmerise tek sekretariati ligjor i selise roze. Nderkaq ne Asamblene aktuale mungojne emrat e rinj te ardhur nga shoqeria civile apo edhe nga organizata paralele te se majtes sic ka ndodhur ne te kaluaren me levizjen Mjaft apo me partine G99. Drejtues te Partise Socialiste e lidhin kete fakt me nje proces i cili ne vitin 2007 u aktualizua me nje shumice te rendesishme qe nuk u pa si imperativ gjate kongresit aktual. Keshtu nese do te analizosh emrat e Asamblese aktuale te Partise Socialiste mosha mesatare rritjet ndjeshem edhe pse per nje analize me te hollesishme duhet te pritet dita e sotme kur te shpallet lista zyrtare e anetareve te rinj. Nderkaq diten e neserme pritet te nise nje beteje me e ashper ethet e se ciles kane filluar qe prej seances maratone te Kongresit te se shtunes. Behet fjale per Kryesine e re te Partise Socialiste e cila do te votohet nga 250 anetaret e Asamblese Kombetare. Votimi do te kryhet i fshehte ashtu sic u be ne Kongres. Per Asamblene e re Kombetare te PS-se do te zgjidhen 130 anetare nderkohe qe rreth 110 anetare te tjere do te hyjne automatikisht per shkak te funksioneve drejtuese qe kane ne parti. Ata qe do te hyjne automatikisht jane 64 deputetet 36 kryetaret e Partise Socialiste ne rang rrethi ish-kryetari i PS-se dhe njeheresh ish-kryeministri Fatos Nanos ish-presidenti Rexhep Meidani ish-kryeministri Ylli Bufi ish-kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi dhe se fundi pjese automatikisht do te jene edhe 7 kryetare bashkish qe jane fituar nga PS-ja ne zgjedhjet e fundit vendore ne 8 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›