E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton Kurban-in: U bë libër shumë më vonë sesa kur nisi të shkruhet

Kopertina e librit të Edi Ramës "Kurban"

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë sot për herë të parë prezantimin e librit Kurban. Nga nesër librin do mund ta gjeni në të gjitha libraritë e vendit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të librit, Rama tha se ka folur hapur për lexuesit.

Dua tju them që në fillim se tani ndjehem shumë i dobët. Sepse qyshse kam filluar të mendoj për çka duhet të them, më duket sikur sdi të flas. E kjo smë ka ndodhur qysh nga koha e orëve para provimeve në shkollë. Vendosa ta botoj këtë libër vetëm kur u binda se nuk po shkruaja një rrëfim sipërfaqësor me kokën mbrapa, por një konfesion të thellë me shikimin përpara, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së u shpreh se “ky libër u bë libër shumë më vonë sesa kur nisi të shkruhet”.

“Më ngjan sikur kam dal publikisht lakuriq. E di, siç e dini edhe ju, që se kam për herë të parë, po çdo lakuriqësi ka një dobësi të vetën që të bën të ndjehesh i kërcënuar. E nëse ka një gjë që më tremb më shumë tani që çka kam shkruar e keni ju në dorë, nuk është që ky libër edhe mund të mos ju pëlqejë. Kjo do ishte gjysma e së keqes. Po është që se mos ju dukem i mërzitshëm teksa më lexoni. Vetëm këtë nuk e dua fare. E di sa e vështirë është, aq më tepër në gjatësinë e 444 faqeve, por e kam një shpresë se do të më lexoni deri në fund pa ua marrë librin nga dora mërzia”, tha Rama.

Promovimi i tij pritet të bëhet nga vetë kreu i PS-së gjatë Panairit të Librit në Tiranë që këtë vit do të mbahet në data 9-13 nëntor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›