Greqi, hyjnë në udhëkryq bisedimet
Bisedimet për formimin e qeverisë së uniteti kanë hyrë në udhëkryq. Në ditën e pestë të diskutimeve, Laos, një partie e vogël parlamentare e cila ishte pjesë e bisedimeve ka braktisur negociatat dhe nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.
Zyra e presidentit ka njoftuar se bisedimet do të rinisin të enjten.
Sot Papandreu mbajti një fjalim i cili u konsideruar si fjalimi i lamtumirës. Ai tha se pa ndihma Greqia rrezikon të falimentoi dhe të dalë nga euro.
Kandidatët kryesorë për kryeministër janë:
Ish-zv.presidenti i Bankës Evropiane Qendrore Lukas Papademos
Kryetari i Parlamentit Filip Petsalnikos
Presidenti i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë Vasileios Skouris
Profesori i drejtësisë Ioanis Koukiadis
Avokati i popullit caktuar nga BE Nikiforos Diamanduros
Përfaqësuesi grek në FMN Panagiotis Roumeliots