E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Gjykata Kushtetuese ne konflikt interesi

Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, theksoi dje se ligji i lustracionit nuk mund te kaloj ne Gjykaten Kushtetuese per shkak se disa anetare te saj, kane konflikt te hapur interesi me kete ligj. Kete deklarate, Spahia e beri gjate nje turi te tij ne jug te vendit si Permet, Tepelene dhe Gjirokaster. Po keshtu, Spahiu deklaroi se ligji i lustracionit duhet te zbatohet sa me shpejt te jete e mundur, pa pritur edhe vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ne kete menyre, sipas kreut te Legalitetit, vendi ndahej pergjithmone nga e kaluara e erret komuniste. Ndonese nje pjese e partive politike te djathta kane shquar konfliktin e interesit ne Gjykaten Kushtetuese ne lidhje me shqyrtimin e ketij ligji, kjo gjykate ka marre per shqyrtim ligjin. Burimet bejne te ditur se brenda kesaj jave, pritet qe kjo gjykate te jap nje vendim ne lidhje me kushtetutshmerine ose jo te ketij ligji te rendesishem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›