PD: Prag kombetar elektoral 5%
Partia Demokratike ka vendosur te hedhe ne "tapetin" e diskutimeve per Kodin Zgjedhor dhe variantin e saj per sa i perket reformes zgjedhore. Pas nje ngurrimi te gjate, duke qene gjithnje ne pritje te propozimeve te PS, por dhe e gjendur nen goditjen e vazhdueshme te aleateve te saj ne qeverisje, PD me ne fund ka vendosur te paraqese propozimin e tyre per sistemin zgjedhor, duke kerkuar pikerisht ate me te pa mendueshmin, vendosjen e nje pragu kombetar elektoral prej 5 per qindesh. Nje propozim, i cili pritet te mos u vije per shtat socialisteve, te cilet jane shprehur per nje sistem zgjedhor proporcional rajonal pa prag elektoral, qe nenkupton me prag te ndryshueshem sipas rajoneve elektorale. Por cila eshte skema e pergatitur nga demokratet, e cila pritet te hidhet per ta diskutuar dhe pse jo dhe per te kembengulur per ta miratuar ne Komisionin e Ligjeve, duke kerkuar dhe voten e socialisteve. Burimet brenda grupit te punes te ngritur nga ana e Kryesise se PD dhe Grupit parlamentar te kesaj partie, bejne me dije se pragu elektoral prej 5 per qind kerkohet per dy arsye.
E para kenaqen dhe partite e vogla, te cilat mendojne se do te jene te penalizuara nga rritja fiktive e tij sipas rajoneve ne te gjithe vendin. Keshtu qe, partia e cila merr 5 per qind te votave ne rang kombetar, e llogaritur ne numrin e votave ne rang kombetar, ka te drejte te fuse ne Kuvend nje deputet. Ajo qe merr 10 per qind, dy deputete e keshtu me radhe. Nderkohe qe ketyre deputeteve u shtohen dhe deputetet e fituar sipas rajoneve, bazuar ne pragun elektoral te ndryshueshem.
Arsyeja e dyte ka te beje me faktin, se demokratet tentojne te perjashtojne te ashtuquajturat "enklava elektorale". Ne menyre te detajuar, ne rast se nje force politike perfiton ne nje rajon te caktuar deputete, pasi kapercen pragun rajonal elektoral, ne rast se ne rang kombetar nuk merr 5 per qind te votave, atehere i humb automatikisht keta deputete te fituar ne rajone te caktuara elektorale. Pasi mund te ndodhe qe dhe nje shoqate e caktuar te perfaqesohet ne zgjedhje dhe te marre vota mbi pragun rajonal ne nje rajon te caktuar, duke futur nje deputet, nderkohe qe ne rang kombetar nuk e ka 5 perqindeshin e votave. Nje gje e tille mund te ndodhe dhe me gjithe shoqatat e vendit, duke na prezantuar ne kete menyre ne rast se nuk parandalohen nje Kuvend te parcelizuar, ne formen e "enklavave" elektorale. Dhe per t'i dhene fund ketij copezimi te Kuvendit, demokratet pritet qe te hedhin ne Komisionin e Ligjeve, gjate diskutimeve per Kodin e ri Elektoral, dhe kete propozim, i cili, me sa duket, i vjen per shtat deri me tani vetem Levizjes Socialiste per Integrim, e cila pretendon se ka votat per ta kaluar kete prag elektoral. Nderkohe qe, partite e tjera pritet te penalizohen, dhe nuk perjashtohet mundesia e reagimit kunder dhe te socialisteve, te cilet jane shprehur me se nje here se jane vetem per proporcional rajonal pa prag elektoral.
Leskaj: Vetem prag natyral
Kryetarja e Grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, e gjykoi se tashme ceshtja e pragut mund te cilesohet e mbyllur qe me miratimin ne Kuvend te sistemit te ri zgjedhor, i cili konsiston ne nje sistem proporcional rajonal. Per kupolen roze, pozicionin e disa partive te vogla parlamentare per aplikimin e nje pragu te tille elektoral e perjashton vete sistemi, duke shprehur se do te jete pragu natyror, ai qe do te zbatohet ne te 12 rajonet. "Mendoj qe ceshtja e pragut eshte i qarte ne sistem, eshte i percaktuar si prag natyral", tha Leskaj
Ceka: Vetem prag kombetar
"Te kemi nje format te njejte, pra komision te posacem per reformen zgjedhore, por me bashkekryetare te rinj, per te diskutuar per kodin elektoral", ka deklaruar lideri aleances, Neritan Ceka, kohe me pare. Ai nuk vonoi te parashtronte dhe propozimin e tij per nje prag te barabarte ne te gjitha rajonet zgjedhore. Keshtu, nese nuk do te pranohet zbatimi i nje pragu kombetar, Ceka kerkoi qe "zonat zgjedhore te behen ne menyre te balancuar, pra qe te kene numer te barabarte deputetesh per te gjithe vendin", duke qene kunder PS.
Vasili: Pragu i PS, Dushk i ri
LSI ka deklaruar se rritja e pragut ne menyre natyrore ne disa rajone, do te krijonte nje Dushk te ri. "Ne kerkojme qe te kete nje prag te barabarte te njohur per te gjithe, qofte ky rajonal, por ama te gjitha rajonet dhe votat e shqiptareve te vihen ne raport te barabarte", theksoi Vasili lidhur me kete moment, te reformes zgjedhore qe, me sa duket, do te sjelle mjaft debat brenda klases politike. Me heret, perfaqesues te LSI-se jane shprehur per zbatimin e nje pragu elektoral kombetar, duke nenkuptuar se me kete mbroheshin te vegjlit.