"Shumica e amerikaneve duan ndryshime"

"Kandidimi presidencial i Barack Obamas do te nxise shume amerikane me ngjyre qe te angazhohen me shume ne politike, sepse ky rast u deshmon atyre se mund te kene sukses nese provojne dhe hyjne ne gare", thote analisti i Radios Evropa e Lire, Patrik Mur.
Senatori Barack Obama eshte kandidati i Partise Demokratike ne zgjedhjet presidenciale te Shteteve te Bashkuara. A mendoni se gara e gjate ndermjet Obamas dhe senatores Hilari Klinton mund te influencoje epilogun final te zgjedhjeve presidenciale?
Fillimisht me duhet te them se fushatat shume te zgjatura ne te dyja partite ishin shume te shendetshme dhe pozitive, si ne planin e brendshem, ashtu edhe per imazhin e Amerikes ne bote. Ato deshmojne aftesine e SHBA-ve qe permes qasjes kritike t'i tejkaloje situatat e veshtira. Amerika nuk mbetet peng i se kaluares ne periudhe me te gjate. Fushata e gjate i ka familjarizuar amerikanet dhe boten me kandidatet presidenciale dhe ceshtjet e diskutuara. Kjo do te beje qe te dy partite ne te ardhmen te pergatiten per fushata serioze dhe debatuese. Kjo eshte nje gje e mire.
I nominuari republikan, senatori John McCain, ka thene se Obama nuk ka eksperience ne politiken e jashtme. McCain thote se Shteteve te Bashkuara u duhen ndryshime, por ndryshime qe cojne perpara dhe jo prapa. Cili eshte komenti juaj?
Hulumtimet e fundit tregojne se 80 per qind e amerikaneve mendojne se vendi eshte i orientuar ne drejtim te gabuar. Kjo eshte nje recete per ndryshime. McCain respektohet shume si hero lufte dhe i burgosur lufte dhe si nje senator qe njeh shume mire ceshtjet e politikes se jashtme. Por, ne kohen kur 80 per qind e popullates deshirojne ndryshime, ai ka dy disavantazhe: se pari, ai do te jete 72-vjecar nese zgjidhet President dhe kjo moshe nuk identifikohet me ndryshime; se dyti, ai eshte nga partia nga e cila eshte edhe Presidenti Bush, parti qe ishte ne pushtet per 8 vjet. Ndonese McCain ka tentuar te distancoje vetveten nga Bushi ne disa ceshtje, ai megjithate identifikohet me te ne disa ceshtje, sic eshte Iraku. Rrjedhimisht, kur demokratet thone se, nese votoni per McCainin, keni votuar per mandatin e trete te Bushit, ata terheqin vemendjen. McCain ka te drejte kur thote se Obama nuk ka pervoje ne politiken e jashtme, por duhet shtuar se Obama ka siguruar disa keshilltare te mire. Nese nje njeri i papervoje e pranon mungesen e pervojes dhe pranon keshillat e mira, ai ka fituar me shume se nje beteje. Nga ana tjeter, pervoja nuk eshte siguri per vendimet e gabuara. Dua te perkujtoj se Bushi kishte dy nga personalitetet me me pervoje, nenpresidentin Cheney dhe sekretarin e Mbrojtjes, Ramsfeld, dhe pervoja e tyre nuk ka ndihmuar qe te evitohen vendimet shume te keqija per Irakun.
Cfare mendoni se eshte faktori qe do te ndikoje ne rezultatin e zgjedhjeve... ekonomia, politika e jashtme apo dicka tjeter?
Iraku gjithsesi qe eshte me rendesi, por gjate udhetimit tim te fundit ne Kaliforni, hetova se njerezit atje bisedojne vetem per ekonomine. Ata jane te shqetesuar per vendet e tyre te punes, per shtepite e tyre, per cmimet e naftes. Duhet thene se kandidimi presidencial i Barack Obamas do te nxise shume amerikane me ngjyre qe te angazhohen me shume ne politike, sepse ky rast u deshmon atyre se ata mund te kene sukses nese provojne dhe hyjne ne gare.