E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Prokuroret, gati aleance me krimin kunder Ahmetit

Deputetet demokrate mbrojten dje ne salle shefin e Qarkullim Rrugor ne Tirane, Krenar Ahmeti. Fatos Hoxha, duke dale kunder vendimit te Gjykates se Tiranes per pezullimin nga detyra te tij, tha e vleresoi si nje nga njerezit me te devotshem qe ka ndryshuar imazhin e qarkullimit ne kryeqytet. "Eshte krijuar nje tradite mjaft e keqe, qe kushdo eshte i detyruar te zbatoje ligjin dhe t'i nenshtrohen atij, vetem prokuroret e gjyqtaret jo. Ata jane gati per aleance mes tyre, madje dhe per nje aleance me krimin, vetem per interesat e tyre personale", akuzoi Hoxha. Ai i beri thirrje deputeteve qe te bashkojne forcat e te nisin keshtu pastrimin e prokurorise dhe gjykatave nga njerezit e inkriminuar qe po i bejne karshillek shtetit, duke i dale ne mbrojtje Shefit te Qarkullimit qe nga prokuroria ju kerkua pezullimi. Sipas Hoxhes, te gjithe jane te barabarte perballe ligjit, si prokuroret dhe gjyqtaret, duke i akuzuar se ne kete rast e kane shkelur ligjin. Vetem tre dite me pare, Gjykata e Tiranes vendosi pezullimin nga detyra te Shefit te Komisariatit te Qarkullimit Rrugor te kryeqytetit, Krenar Ahmeti, pas nje kerkese te Prokurorise se rrethit. Kjo e fundit e drejtoi kerkesen ne fjale pas denoncimit te dy shtetasve, te cilet akuzuan Ahmetin per arbitraritet gjate ushtrimit te detyres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›